Showbiz
Rike Roci bën deklaratën plot humor: Më ngacmonin mamin…
12 Shkurt, 2024 | 4:15 pm

Rike Roci gjatë një bisede në shtëpi ka treguar se mamin e ka shumë të bukur dhe madje kur dilnin bashkë e ngacmonin. Por reagimet e saj ishin shpërthyese.
‘Kur dilnim me mamin e ngacmonin çunat. Mami im është një femër shumë e bukur edhe dëgjoja që i hidhnin fjalë andej tak-tuk dhe iu thosha, a e din se çfarë të bëj unë apo jo.
Kam qenë e çmendur që e vogël. A e din se kush jam unë apo jo? Mami më thoshte afrohu këtu moj Rike. Ia kam nxirë jetën mamit edhe kur kam qenë e vogël’,– u shpreh Rike, gjë e cila ka shkaktuar të qeshura.












































