Showbiz
Tayna tek Luana habit me fjalet qe thote per Rinen
2 Janar, 2021 | 1:32 am

Fenomeni Tayna ishte e ftuara e autores dhe moderatores Luana Vjollcës mbrëmjen e parë të vitit 2021 në “Shiko Kush LUAN”.
Në mes të skenës Tayna u përball me disa sfida përballë kapitenëve të emisionit, por sfidën më pikante e kishte nga Florjan Binaj.
Reperja u vendos para disa pyetjeve mjaft pikante dhe një ndër to ishte për ish-rivalen e saj Rina Balaj.
“Rina Balaj, dikur rivale e jotja në industrinë e muzikës u shpreh në “Shiko Kush LUAN” se tani nuk do i “JO” i thotë një bashkëpunimi me ty, po përgjigjia jote si është nga po e njëjta skenë?!” ishte kjo pyetja që iu drejtua reperes.
“Ka qenë e gjitha një keqkuptim, nuk kam pas kurrgjo! Është vajzë e mirë dhe këngëtare e mirë.”, -u shpreh Tayna për ish-“rivalen” e saj.
Si duket skena e “Shiko Kush LUAN” u bë vendi i paqes mes dy repereve të suksesshme.












































