Kryefjala Logo

Një burrë pyet nëse e ka gabim që refuzon ta çojë të dashurën në restorante luksoze

16 Prill, 2023 | 1:17 pm

Një burrë shkoi në një faqe interneti ku përdoruesit kërkojnë mendime mbi konfliktet ndërpersonale, për të pyetur nëse e kishte gabim që nuk donte ta çonte të dashurën e tij në restorante të bukura dhe luksoze.

Në postimin e tij, ai shkroi se e dashura e tij ishte jashtëzakonisht selektive për atë që hante, duke refuzuar me sa duket të hante ndonjë “ushqim jo-amerikan”. Në krahasim, ai e përshkroi veten si një ngrënës “aventurier”.

Ai i quajti zakonet e saj të të ngrënit ‘fëminore’ dhe ‘të turpshme’.

Burri ishte i mërzitur që e dashura e tij do të porosiste të njëjtin ushqim kudo që të shkonin, duke u ankuar se nëse donte kotoleta pule, ata thjesht mund të bënin pak në shtëpi.
Ata përfunduan në një debat, pasi e dashura e interpretoi qëndrimin e tij duke menduar se ajo ishte fëminore dhe se ai ishte më i mirë se ajo.

Ajo që e shqetësonte më shumë ishte se ai zakonisht paguante për ushqimet e tyre dhe ai ndjente se ishte një “humbje kohe dhe parash” të dilte jashtë dhe të porosiste diçka që ata mund ta bënin lehtësisht në shtëpi.
Mendimi juaj?

Të ngjashme