Kryefjala Logo

Çiftet me më shumë “kimi” artistike (ever)

15 Prill, 2023 | 2:45 pm

Për një artist është shumë i rëndësishëm emocioni që përcjellë në publik. E sidomos kur këto emocione bashkohen dhe përcillen “dyshe” atëherë edhe publiku merr doza më të larta nga një këngë ose vepër artistike. Të gjithë kanë dashur ti shohin çift Jennifer Aniston dhe David Schwimmer (Rachel dhe Ross dy aktorët e serialit “Friends”), për shkak të kimisë që kishin mes tyre, por në fakt ata s’janë përfolur kurrë për një lidhje dashurie. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me artin shqiptarë, këngëtarë e aktorë kanë qenë të jashtëzakonshëm në skenë kur kanë qenë dyshe dhe publiku ka dashur t’i shoh çift edhe jashtë skene.

Ledri dhe Dafina

Ledri Vula mund të realizojë pafund duete me kolege vajza ama kiminë që ka patur me Dafina Zeqirin se ka patur me asnjë nga koleget e tij artiste. Ish partnerët kanë qenë të jashtëzakonshëm në skenë.

EC5EE5F0 00F1 4502 A669 2C2E4F20CD61

Flori dhe Elvana

Kanë bërë historinë e muzikës moderne shqiptare. Vetëm një dyshe e tyre mund të prodhonte atë muzikë që ata kanë realizuar. Madje dhe Flori e ka cilësuar Elvanën si muzën e tij të frymëzimit.

17E4E4E8 4402 4969 9928 B54C358392A1

Noizy dhe Loredana

Edhe Noizy ka realizuar shumë këngë me kolege të ndryshme të showbizit ama “Heart Attack” me Loredanën ka tjetër ndjesi. Jemi të bindur që s’do ta lenë me kaq.

A919E255 0509 4212 9E2F 31C2AC606471


Kida dhe Mozzik

E njëjta gjë vlen edhe për Kidën dhe Mozzik, të cilët i rikthehen bashkëpunimeve mes tyre sepse realisht kanë një kimi artistike për tu veçuar.

Play

Rezarta Shkurta Vedat Ademi

Ju kujtohet dueti mes Vedat Ademit dhe Rezarta Shkurtës, “Dua të iki larg”, një klip që edhe pse kanë kaluar shumë vite vazhdon ende të mbetet në memorien tonë.  Kjo falë kimisë artistike mes tyre.

 

Play

Alma Bektashi & Aleksandër Gjoka

“Ti nuk më tradhëton” është një nga duetet më të bukura shqiptare i realizuar mes Aleksandër Gjokës dhe Alma Bektashit. Të dy zëra të jashtëzakonshëm që duket se shkojnë në perfeksion me njëri-tjetrin.

Play

Luizi dhe Olta 

Mbase nuk ishin në një skenë të mirëfilltë por ama u vu re që edhe pse rivalë të fortë në lojë, Olta dhe Luizi nuk bënin dot pa njëri-tjetrin. Madje Luizi e kërkon shpesh Oltën edhe këto pak javë që i kanë mbetur brenda shtëpisë.

D8AF3EF7 5C19 46AC A8B4 ECCCEDE6F54A

Arjola Demiri- Irgen Çela

Çifti i komedianëve kanë një kimi shumë të madhe artistike, por veç kësaj i ndihmon shumë edhe fakti që janë miq të mirë jashtë “Portokallisë”.

1D7BA3E8 5378 46B4 A9F2 CE16259AF075

Ndriçim Xhepa-Luiza Xhuvani

Të jashtëzankoshëm si çift skenik qoftë në teatër ashtu edhe në kinematografi. Ndriçim Xhepa dhe Luiza Xhuvani kanë lenë një gjurmë të padiskutueshme në kinematografinë shqiptare.

84D10A47 2374 4EC9 98B3 971DD93072CA

Roza Anagnosti & Rikard Ljarja

Në dokumentarin e fundit kushtuar aktorit Rikard Ljarja, Roza Anagnosti ishte një nga protagonistet e tij dhe e pranoi vetë se me Rikardin ka patur një kimi artistike të jashtëzakonshme.

497D7C40 99DB 4374 A4CB D7569E6620E4

Të ngjashme