Kryefjala Logo

Marrim frymë lirshëm sepse më në fund është e premte!

24 Mars, 2023 | 10:17 am

Dashi-Në këtë ditë do të keni mundësi të bëni takime të reja dhe shumë të këndshme, ndaj nëse jeni beqar përpiquni të dilni dhe mos u mbyllni në shtëpi.

Në punë vijnë ide të mira ndaj mos kini frikë të thoni fjalën tuaj.

Demi-Bëni kujdes me fjalët tuaja sot sepse rrezikoni të debatoni me partnerin.

Në punë ka pak pakënaqësi por tani për tani duhet të shtrëngojmë dhëmbët.

Binjakët-Ka ardhur koha të përballeni me biseda të vështira me partnerin dhe të zgjidhni disa probleme në çift.

Në punë do keni një intuitë të madhe, shfrytëzojeni sa më shumë.

Gaforrja-Në dashuri do të ndjeni pak mbi supet tuaja peshën e së shkuarës por do të duhet të siguroheni që të ecni përpara. Në punë ka pak lodhje por mos e humbni zemrën.

Luani-Sit hëna është në shenjë dhe ju bën të ndiheni gjithnjë e më shumë të dashuruar.

Në punë kënaqësitë e para vijnë pas një momenti stresi të madh.

Virgjëresha-Bëni kujdes në dashuri sepse agjitacioni është i fortë dhe rrezikoni të debatoni shumë lehtë me partnerin. Në punë ka shumë ide dhe gjithashtu dëshira për të bërë më shumë. Kujdes nga disa probleme shëndetësore.

Peshorja-Një ditë e bukur po vjen për t’u shijuar plotësisht, pavarësisht nga një Venus jo tamam e favorshme.

Në punë përpiquni të qëndroni të qetë dhe shtyni vendimet për javën e ardhshme.

Akrepi-Sfera sentimentale ka qenë paksa kaotike kohët e fundit por nuk duhet të dorëzoheni.

Në punë do ketë disa strese të vogla nga ana ekonomike por në të kundërt gjithçka do shkojë mirë.

Shigjetari-Në dashuri nëse nuk jeni të bindur, filloni të shikoni përreth sepse qielli i sotëm favorizon takime të reja. Për sa i përket punës, gjithçka po shkon mirë.

Bricjapi-Në këtë ditë përpiquni t’i kushtoni më shumë kohë familjes dhe njerëzve të dashur dhe lini mënjanë stresin e punës.

Ujori-Kohët e fundit nuk jeni plotësisht të kënaqur me jetën tuaj private, ndaj mundohuni të merrni vendime.

Është koha për të provuar diçka të re në punë.

Peshqit-Dita e sotme nuk do të jetë shumë e lehtë për ndjenjat por përpiquni ta përballoni me guxim.

Në punë, është koha për të marrë më shumë përgjegjësi.

Të ngjashme