Kryefjala Logo

Familjet më të lumtura e vendosin shtëpinë e tyre në këtë temperaturë perfekte

27 Shkurt, 2023 | 1:09 pm

Jeni gjithmonë duke debatuar për vapën? Kjo është temperatura që i mban të lumtur çiftet e martuara.

Një studim ka zbuluar se 55% e njerëzve pranojnë se po debatojnë për temperaturën në shtëpitë e tyre dhe 35% e britanikëve thonë se thjesht nuk mund të pajtohen me partnerët e tyre për temperaturën ideale.
Epo, nuk është e lehtë të jetosh me dikë tjetër, veçanërisht me një nga ata njerëz që është gjithmonë i ftohtë..
Studimi zbuloi se temperatura perfekte, ose më saktë është 71 gradë Fahrenheit (22 gradë Celsius.)

Me sa duket, nëse e mbani termostatin atje, mund të shmangni grindjet për faturën e dritave dhe faktin që njëri është më i ftohtë se tjetri dhe ndoshta edhe t’i kaloni pushimet pa pasur një avari nga vapa e mallkuar.
Nga gjërat e vogla si kush e hëngri biskotën e fundit deri tek gjërat “të mëdha”, si për shembull, kush është radha për të pastruar banjën, grindjet brenda një marrëdhënieje janë thjesht fakt. Megjithatë, nëse mund ta kufizoni disi këtë debat, a do ta bënit? Ndoshta.
Pra, hapi i parë për ta bërë këtë është të vendosni për temperaturën tuaj ideale pikërisht tani.
Nëse mund të arrini një kompromis përpara se të qëndroni të dy në dhomën e ndenjes duke bërtitur se keni nxehtë apo ftohtë, do të ndihmojë në lehtësimin e çdo grindjeje të panevojshme.

Të ngjashme