Showbiz
Getinjo e konfirmon që e ka marrë malli për Vivin…
20 Janar, 2023 | 11:04 am

Reperi Getinjo vendosi ta ndërpresë me vullnetin e tij të plotë garën në “Big Brother VIP Kosova”. Ai tha se ishte tepër i bindur se ky vendim ishte për të mirën e tij.
Reperi i famshëm tregoi gjithashtu dhe anën e tij të ndjeshme me partneren që gjeti brenda shtëpisë, Vivien Thanon. Ajo i dërgon çdo ditë mesazhe nga ekrani, ndërsa Getinjo e ndjek me dashuri.
Një moment kaq romantik, ai gjithashtu e filmoi dhe e ndau me ndjekësit në Instagram, duke lënë të kuptohet se gjithashtu edhe atij i mungon shumë Vivi.












































