Kryefjala Logo

Yjet në bashkëpunim me astrologun Paolo Fox sjellin këto parashikime

18 Janar, 2023 | 10:45 am

Dashi-Kjo ditë fillon me këmbën e djathtë dhe madje do të mund të keni guximin të bëni atë deklaratë dashurie që keni në zemër prej kohësh. Në punë ka një energji të bukur, përfitoni prej saj.

Demi-Në dashuri vjen koha të përballeni me disa ndryshime por pa u dërrmuar nga frika.
Në punë, është koha e duhur për të planifikuar lëvizjet tuaja të ardhshme.

Binjakët-Në dashuri ka pak konfuzion, ndoshta thjesht jeni të lodhur dhe nuk doni të dëgjoni ankesat e partnerit tuaj.
Në punë duhen shmangur provokimet.

Gaforrja-Kini kujdes në dashuri që të mos keni një qëndrim shumë krenar.
Në punë është më mirë të mos bëni shumë, ndjeni një nevojë të fortë për të pushuar.

Luani-Në dashuri vjen një moment i mirë për të përjetuar emocionet në maksimum, veçanërisht nëse duhet të përballeni me shenja të tjera zjarri.
Në punë bëni kujdes të mos e mbingarkoni veten.

Virgjëresha-Kjo është një ditë paksa e vështirë për dashurinë.
Kujdes edhe në punë ku mund të humbisni disa goditje sot për shkak të lodhjes.

Peshorja-Ka ardhur koha të përjetoni të gjitha emocionet e bukura që vetëm dashuria mund të japë.
Në punë kushtojini vëmendje vetëm pak lodhjes së grumbulluar.

Akrepi-Jeni në një fazë rikuperimi të madh sentimental, shfrytëzojeni sa më shumë. Në punë është më mirë të mos merrni vendime të nxituara.

Shigjetari-Sot përfito nga një energji e bukur që do të derdhej më së miri në dashuri.
Përsa i përket punës do të keni disa ide të mira, ndajini ato edhe me të tjerët.

Bricjapi-Kujdes nga pak nervozizëm që mund t’ju bëjë të debatoni me partnerin. Ka një lajm të mirë në frontin e punës.

Ujori-Hëna ju mbështet me një dozë të mirë pozitiviteti.
Epo dashuria është pak më e lodhshme, megjithatë keni kohë të mendoni edhe për punë.

Peshqit-Mos lejoni që ankthi dhe nervozizmi t’ju pushtojë sot.
Është një periudhë paksa e paqëndrueshme, por do të kalojë. Në punë bëni zgjedhje të rëndësishme që ndjekin natyrën tuaj.

Të ngjashme