Lifestyle
Rruga që ka nisur do trup dhe mendje të fortë. Monika Kryemadhi siç nuk e kishim parë
18 Janar, 2023 | 10:19 am

Secili ka rutinën e vet në mëngjed, por mesa duket kur fëmijët janë rritur koha për veten është më e madhe, ndaj edhe Monika Kryemadhi kohët e fundit pas kafesë së zgjimit hapin e dytë e ndal në palestër.
Ajo ka postuar një video nga momente ushtrimesh, që duket se do ti japin tonifikimin e duhur për tu dukur elegante dhe në formë. Megjithëse nisur nga denoncimet e djeshme politike për aferën e inceneratorëve mund të mendojmë se palestra nuk ka lidhje me pamjen por me rrugetimin deri në fund të këtij skandali që kërkon forcë mendore dhe fizike.
Derisa me këtë skandal korruptiv të merret drejtësia Monikës i duhet durim dhe fizik i fortë për të çuar misionin deri në fund.














































