Lifestyle
Si e kalojnë femrat inteligjente një divorc?
6 Qershor, 2022 | 12:21 pm

Kur themi “Po-në” e famshme në altar,gjëja e fundit që mendojmë është se një ditë mund të divorcohemi nga njeriu që dashurojmë dhe projektuam të ardhmen.
Por ja që disa histori nuk zgjasin përgjithmonë dhe divorci është shpesh zgjidhja më e mirë për të shmangur konflikte që rriten.
Nuk është e thjeshtë të ndahesh dhe të rifillosh nga fillimi e vetme por sot ne ju tregojmë çfarë bën një grua inteligjente pas divorci:
1-Mos e mëshiro veten
Vitin e parë është normale që të ngecim tek humbja, të qani, të pikëlloheni, të shfryheni me familjen dhe miqtë për çdo detaj të fundit,por ju nuk jeni e mjerë,një grua e zgjuar bën ndryshim mendor.
2-Mendo se ti nuk mund ta ndryshosh ish-in
Gratë e zgjuara e dinë se nuk mund ta ndryshojnë ish-burrin e tyre.
Ato bëjnë zgjedhjet e tyre dhe burrat duhet të pajtohen duke e ditur se ky është vetëm realiteti i divorcit.
3-Pajtohuni me realitetin financiar
Ato nuk mbështeten tek ish-burri i tyre si zgjidhja e tyre financiare afatgjatë dhe as nuk mendojnë gjetjen e një burri tjetër për “shpëtim”
Një grua inteligjente ja fillon edhe njëherë pa ndihmën e ish-it.
4-Mendoni për të ardhmen
Gratë e zgjuara i fokusojnë energjitë e tyre pas divorcit për të rreguulluar jetën e tyre, qëllimet e tyre, gabimet e tyre dhe si mund të mësojnë nga e kaluara.
Në vend që të hidhen në një marrëdhënie tjetër serioze ato përqendrohen në çështjet e tyre të jetës.
Këto femra piqen plotësisht në vetvete si gra, identiteti i të cilave nuk është i lidhur me rolin e nënës ose gruas.















































