Lifestyle
Je zjarr,ujë,tokë apo ajër?
10 Maj, 2022 | 2:00 pm

Siç lidhen shenjat e horoskopit me katër elementet zjarr, ujë, tokë,ajër,edhe format e dorës bëjnë të njëjtën gjë.
Nuk besojmë se e dinit apo jo?
Ju shpjegojmë më gjatë :
•Zjarri
Këta njerëz kanë pëllëmbë më të gjatë dhe në formë drejtkëndore me gishtat e vegjël që kanë distancë me gishtat e mëdhenj.
Jeni aventurierë, dalloheni nga instikti dhe merrni iniciativa,jeni lider të lindur dhe keni një dëshirë të jashtëzakonshme për jetën.
Jeni dhe shumë të paduruar.
•Ujë
Këta njerëz kanë një pëllëmbë ovale dhe gishta të gjatë e të hollë.
Jeni emocional,kreativ dhe shumë imagjinarë.
Dini si të krijoni marrëdhënie të shëndetshme me ata që dashuroni edhe pse shumë herë emocionet e tepërta ju bëjnë të ndjeni panik dhe ankth .
•Tokë
Këta njerëz kanë pëllëmbë të rrumbullakët me gishta të shkurtër.
Jeni realiste, të përgjegjshëm dhe shumë praktik.
Dalloheni si një natyrë që i keni qejf lidhjet e gjata dhe dini si ti mbani ato.
Ju pëlqen shumë natyra dhe punoni fort për atë që dëshironi.
•Ajër
Këta njerëz kanë pëllëmbë drejtkëndore me gishta shumë të gjatë.
Analizoni gjithçka sepse jeni shumë intelektual,arma juaj më e fortë është komunikimi.
Nuk tundoheni nga emocionet por jeni shumë racional.
















































