Kryefjala Logo

Marina dhe Geti “vjedhin” nga koha e Marget

9 Prill, 2022 | 2:38 pm

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë qenë dhe janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar. Që në fillimet e lidhjes së tyre ka patur gjithnjë kuriozitet edhe pse ata kanë zgjedhur që të qëndrojnë larg vëmendjes mediatike.

Herë pas here na tregonin (nëpërmjet fotove sigurisht) se ishin larguar nga Shqipëria e Kosova në ndonjë destinacion të largët dhe kaq. Por tani që janë bërë prindër duket se janë privuar nga disa gjëra për shkak të vogëlushes Marget.

Dhe më në fund pas kaq kohësh kanë gjetur kohën për të dalë si në kohët e vjetra e për të ndejtur pak më shumë me njëri tjetrin.

C88C593E DF95 43EC BA21 B4462882B7EC
Të dy duken në formë të shkëlqyer fizike dhe tejet të lumtur krah njëri-tjetrit.

 

Të ngjashme