Showbiz
Çiljeta bën deklaratën e papritur: Mezi pres të mbulohem përgjithmonë!
21 Mars, 2022 | 4:08 pm

Çiljeta Xhilaga është bërë pjesë e një sfilate mode myslimane që u organizua në Tiranë. Menjëherë pas përfundimit të saj Çiljeta ka bërë një deklaratë që i ka befasuar të gjithë.

“Unë uroj ta vë sa më shpejt një herë e përgjithmonë shaminë”, ka thënë Çiljeta.
“Kam tre vjet që falem 5 vakte në ditë. Kam ndjerë paqe shpirtërore me veten time dhe më janë plotësuar shumë dua (lutje) kur i lutem Zotit”, ka shtuar më tej këngëtarja.
Si ju duket ky vendim i Çilit?!











































