Kryefjala Logo

E rëndë në Maqedoninë e Veriut, Covid-19 i merr jetën një 18-vjecareje shtatzënë

10 Shtator, 2021 | 12:29 pm

Rajoni përjeton këto ditë rritje të rastev të infektimit me covid, shtrimet në spital dhe vdekjet. Maqedonia e Veriut është një ndër vendet më të prekura nga pandemia në rajon teksa këto ditët e fundit ka shënuar një rënie të rasteve por jo të fataliteteve.

Mësohet se gjatë ditës së sotme, një vajzë 18 vjecare nga Gjevgjelia ka humbur jetën si pasojë e gjëndjes së rëndë të shkaktuar nga virusi. Vajza ishte shtatzënë në muajin e shtatë dhe ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese në zemrë dhe sindromë të rrallë gjenetike.

Vajza ishte dërguar në Shkup për përkujdesje më të specializuar, megjithëse e ndjera po shërohej prej disa ditësh, ditën e sotme ndërrojë jetë.

Të ngjashme