Kryefjala Logo

Mëngjes i zhurmshëm në Durrës, shpërthen tritoli vendosur në makinën e efektivit të policisë

3 Shtator, 2021 | 10:52 am

Një automjet ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Durrës.
E premtja e ka zgjuar Durrësit nën zhurmën e shpërthimit të tritolit. Mësohet se një sasi tritoli ka shpërthyer e vendosur në automjetin e efektivit të policisë, Lulëzim Kastrati.
Ka qenë ora 06:25 e mëngjesit kur në lagjen 17 të Durrësit është dëgjuar një shpërthim në të cilin nuk ka patur të plagosur por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Nuk përjashtohet pista për kryerje të veprimit për shkak të detyrës.

Njoftimi i plotë i Policisë Durrës:

Më datë 03.09.2021, rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të ngjashme