Lifestyle
ONE Telecommunications, me rrjetin më të mirë dhe më të sigurt në Shqipëri
29 Korrik, 2021 | 5:05 pm
Kompania ONE përmbylli fazën e dytë dhe të fundit tëmodernizimit të rrjetit, duke e transformuar teknologjinë e saj krejtësisht në Ericsson. Modernizimi i rrjetit nisi vitin e kaluar, me një investim 92 milion Euro. Skuadra teknike e One dhe Ericsson kanë punuar intensivisht për të sjellë për abonentëtrrjetin më të mirë në Shqipëri. Me gjithë kushtet e vështirashkaktuar nga pandemia, u arrit që optimizimi i rrjetit tëpërfundojë brenda të gjitha afateve të caktuara. Ky proces ishte unik për përvojën teknike, si edhe për llojin e teknologjisë që u implementua. Ericsson ka rritur potencialin e rrjetit të One Telecommunications në nivelin Gigabit LTE duke i hapur rrugën rrjetit 5G, përmes pajisjeve më të fundit të Sistemeve Radio dhesistemeve qendrore të rrjetit.
Modernizimi i gjithë rrjetit të antenave është investimi më imadh i bërë në vend, në industrinë e telekomunikacionit, duke e bërë ONE kompaninë që garanton:
Si rezultat i përmirësimeve të rrjetit, One Telecommunications u certifikua si “Best in Test” për 2021, nga lideri ndërkombëtar itestimeve Umlaut.
Një prej tipareve kryesore të rrjetit ONE është siguria. Një vit më parë, ONE iu bashkua iniciativës së rrjeteve të pastra, duke u angazhuar të përdorë pajisje kontrolli dhe kompjuterike apo ruajtjeje të të dhënave vetëm nga kompani të sigurtateknologjikisht. Ky vendim bëri që Shtetet e Bashkuara ta vendosnin Shqipërinë në hartën e vendeve me rrjet të besuar . One Telecommunications është cilësuar nga DepartamentiAmerikan i Shtetit si “Kompani e Pastër” në kuadër të nismës“Rrjeti i Pastër”, duke i dhënë Shqipërisë statusin e vendit tëparë në rajon që i bashkohet kesaj nisme.
Nisma “Rrjet i Pastër” është një përpjekje gjithpërfshirëse për tëvendosur standarte të pranuara ndërkombëtarisht për një internet të sigurt global dhe mbrojtjen e transmetimit të thirrjeve dhe tëtë dhënave përmes rrjeteve të komunikimit.
Rreth One Telecommunications
One Telecommunications mbulon 98,5% të popullsisë me sinjal4G, ofron mbulim 7 herë më të mirë në mjediset e brendshme, siedhe ka shënuar shpejtësinë më të madhe të shkarkimit nga interneti në vend, prej 1.2 Gpbs.
Kompania bashkëpunon me liderë botërore si Ericsson për ta bërë rrjetin One më të sigurt.
Rrjeti One është vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si operatori i parë në rajon që plotëson standardet ndërkombëtarepër sigurinë e internetit dhe mbrojtjes së të dhënave.