Showbiz
Në ditëlindjen e parë të vajzës Fero zgjedh fjalët më të bukura
24 Prill, 2022 | 8:00 pm

Reperi Fero dhe modelja bukuroshe Arbenita Ismaili u bënë prindër për herë të parë përpara një viti. Arbenita solli në jetë një vajzë të cilën e quajtën Nina.
Sot vogëlushja feston ditëlindjen e saj të parë dhe ky moment kaq i rëndësishëm nuk mund të kalonte pa një urim publik nga babai i saj, Fero.
“Urime ditëlindja bota jem,” shkruan reperi në mbishkrimin e kësaj fotografie që ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe nëna e saj Arbenita duke postuar në profilin e saj në Instagram të gjitha urimet që ka marrë për të voglën e saj. Këtyre urimeve të shumta për Ninën u bashkohemi edhe ne të Kryefjala.com.












































