Kryefjala Logo

Zgjedhjet në Qarkun Fier, 35 vetë kanë votuar 91 herë

31 Maj, 2021 | 12:42 pm

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve është drejt fundit në shqyrtimit të kërkesave ankimore të partive opozitare PD e LSI për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.  Këtë të hënë pritet që KAS të marrë vendime mbi kërkesave e fundit të këtyre dy subjekteve politike, të cilat kërkojnë shpallje të pavlefshme dhe përsëritje zgjedhjesh në Qarqet Elbasan, Korçë dhe Fier.

Sa i takon Qarkut Fier, Alert.al zbulon se 35 qytetarë kanë votuar në qendra të ndryshme votimi për 91 qytetarë të tjerë, e dhënë që tregon shkelje të përcaktimeve të Kodit Zgjedhor. Fakt që del nga informacionet e dala nga kryqëzimi i të dhënave të përftuara nga pajisjet elektronike të identifikimit biometrik. Sipas tabelës së siguruar nga Alert.al, për shembull, një ndër këta ka votuar për 13 të tjerë, ndërkohë që një tjetër ka votuar për 7 qytetarë të tjerë.

Nëse do i referohemi vendimeve të rasteve të mëparshme e të ngjashme për qarqe të tjera të ankimuara nga PD dhe LSI, me shumë gjasë, KAS me votën e shumicës së anëtarëve nuk do e marrë në konsideratë, duke rrëzuar kërkesat.

23beddfc 1acb 4191 b048 9268554c30f70870f689 759e 4f5d 92b2 2216e7e34f4aade8c7d7 46cb 437d 8eac a8c70c9c89ce

Të ngjashme