Kryefjala Logo

Zbulohen detaje tronditese nga perdhunimi i 15 vjecares: Video u publikua ne Instagram

26 Maj, 2021 | 9:40 am

Dje po diskutohej në emisionin “Open” ngjarja e rëndë që kishte disa muaj që ndodhte, por u raportua vetëm pak ditë më parë, ajo e 15-vjeçares së abuzuar në Mirditë.

Duke folur për këtë temë, kanë dalë detaje tronditëse lidhur me ngjarjen që ka ndodhur në Babrru të Tiranës, në qershor të vitit 2020, ku një e mitur u abuzua nga Abaz Doku, ish-roje në shkollën ku ajo mësonte.

Panelistët në studio (Iris Luarasi, Altin Hazizaj) thanë se djemtë përveçse abuzojnë, kanë tendencë që pasi mësojnë lajmë të tilla, nuk dënojnë abuzuesit, por viktimën, madje kanë sërish mendime abuzive.

Sipas Newsbomb, Ata thanë se në Instagram u shpërndanë video të akteve seksuale të saj, ndërsa shumë djem më profile reale komentonin pro aktit seksual madje shkruanin dhe jepnin ide se çfarë duhet t’i bënin abuzuesit tjetër vajzës.

Të ngjashme