Lajme nga vendi
Zbardhen te tjera detaje nga vrasja e 18 vjecares: I kishte te gjitha gjymtyret e thyer
25 Gusht, 2021 | 11:18 am

Pak dite me pare nje 18 vjecare nga Ferizaj u vra nga bashkeshorti dhe shoku i tij. Shkak u be dhuna e vazhdueshme pasi ai dyshonte qe e tradhetonte me djalin e dajes. Pas dhunes ata e kane lene ne spital pa shenja jete dhe jane arratisur per tu arrestuar me pas nga policia.
Se fundmi mjeket kane filluar procedurat e autopsise dhe thone:
”Nuk ka ende raport të autopsisë, por ka çertifikatë të autopsisë. Sepse raporti i autopsisë përmbyllet kur të mbyllen të gjitha analizat laboratorike. Çertifikata e autopsisë, i lëshohet familjes, dhe në të është e shkruar qartë dhe saktë se në këtë rast kemi të bëjmë me Politraumë.
Është një rast shumë i rëndë. Ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, shkurt shqip, një lloj dhune e përdorur që e ka shkaktuar edhe vdekjen e saj, mirëpo raporti i autopsisë do ta tregojë qartë dhe saktë, shkakun e vdekjes, kohën e vdekjes, mjetet të cilat janë përdorë për vdekje, ndërsa analizat laboratorike i dhanë të dhënat tjera të cilat janë të domosdoshme kur kryhet një autopsi dhe raport i cili i dërgohet prokurorisë për hetime të mëtutjeshme”, tha Nazlije Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë për “Klan Kosova”.



















































