Kryefjala Logo

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 32 vjeçares në Florida

31 Janar, 2024 | 3:45 pm

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Largo të Floridas, ku shqiptari Renato Muhaj vrau ish-partneren e tij 32-vjeçare Suela Saliaj, po shqiptare dhe më pas rrëmbeu të bijën 8-vjeçare.Sipas mediave amerikane, 32-vjeçarja u gjet e vdekur në dyshemenë e dhomës së saj të gjumit e mbuluar në gjak.

E reja u vra nga ish-bashkëshorti i saj, 34-vjeçari Renato Muhaj, në apartamentin e saj Belleair Place në Clearwater, Florida. Sipas mediave vendase, Muhaj i ka prerë fytin të resë në sy të vajzës së tyre 8-vjeçare.

Autoritetet thanë se Muhaj u gjet bashkë me vajzën disa orë më vonë në automjetin e tij dhe ai u arrestua menjëherë. Vajza është bashkuar me anëtarët e tjerë të familjes.

Të ngjashme