Lajme nga vendi
Vrau partneren ne Greqi, flet 30 vjecari: E vrava se ngaterroi rrugen!
19 Korrik, 2021 | 12:57 pm

Autori i vrasjes së 26-vjeçares në Greqi i cili pranoi krimin para policisë ka tronditur me rrëfimin e tij.
Sipas mediave greke, çifti kishte marrë rrugën për në një vend tjetër në ishullin Folegandros, por u ngatërrua. Kjo ishte arsyeja pse ai nisi sherrin me të dashurën e tij, duke e bërë atë fajtore për këtë gjë dhe duke e vrare me pas.
Sherri mori përmasa tragjike pasi 26-vjeçarja u shty nga i dashuri vrasës në një greminë dhe përfundoi në det duke ndërruar jetë.
Gjatë rrëfimit 30-vjeçari deklaroi se ai ndaloi pa dashje buzë shkëmbinjve dhe në atë moment ajo doli nga makina e trembur, ai u shpreh se ndodhi në gjaknxehtësi e sipër dhe se nuk kishte ndërmend ta vriste.
Vdekja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mbytjes ndërsa plagët u shkaktuan nga përplasja në shkëmbinj.



















































