Kryefjala Logo

Vrasja në Elbasan/ Procedim penal ndaj dy zv.drejtorëve të Policisë dhe disa efektivëve të patrullës, ishin në vendngjarje kur ndodhi krimi

5 Maj, 2021 | 12:53 pm

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka nisur zyrtarisht procedim penal ndaj dy zëvendës drejtorëve të Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Niko Palla si dhe disa efektivëve të patrullës së Policisë, lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Burime të Panorama.al të cilat konfirmuan lajmin e nisjes së hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë në Policinë e Elbasanit, thanë se hetuesit besojnë që vrasja mund të ishte shmangur nëse do të kishte pasur reagim me të shpejtë nga ana e zyrtarëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes kur ndodhi krimi.

Burimet i thanë Panorama.al se janë mbi dhjetë punonjës policie si dhe dy zëvendës drejtorët që janë vënë në hetim nga SHÇBA.
Hetimet po kryhen në bashkepunim me Prokurorinë e Elbasani.

Të ngjashme