Kryefjala Logo

Vlorë- Operacion i papritur RENEA-s , arrestohen 4 persona (emrat)

27 Gusht, 2021 | 10:39 am

 

Policia ka publikuar video të operacionit “Otima”, ku me anë të dronit janë kapur 4 persona në flagrancë teksa fshiheshin në një terren me shkurre. Sipas disa raportimeve në rrugë operative këta persona kishin kultivuar bimë narkotike. Nëpërmjet bashkëpunimit të Drejtorisë së Policisë së Vlorës, RENEA dhe FPO u bë i mundur arrestimi i 43 vjecarit, Ferdinant Llanaj, banues në Selenicë, – Ferdinant Llanaj, 43 vjeç, banues në Selenicë me pseudonimin “Robi”,Dritan Begaj, 54 vjeç, banues në Vlorë,Ergi Cura, 21 vjeç, banues në Librazhd.

Gjate kontrollit ne territorin e baneses dhe perrreth territorit te baneses se Ferdinant Llanaj u gjeten rreth 600 bime kanabis sativa te kultivuara dhe nje sasi e vogel ne forme boçesh. Gjithashtu në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis, 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular dhe një shumë parash.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.\

Të ngjashme