Showbiz
Vjen puthja e shumëpritur mes Taylor Swift dhe Travis Kelce
29 Janar, 2024 | 8:52 pm

Dita e djeshme ishte mjaft e rëndësishme për Travis Kelce aka të dashurin e Taylor Swift, i cili ishte protagonist i një prej ndeshjeve më të rëndësishme sportive në SHBA, Baltimore Ravens vs Kansas City Chiefs, që u ftiua nga skuadra e Kelce me rezultatin 10-17. Kjo fitore i siguroi pjesëmarrjen në Super Bowl Kansas City Chiefs, ndërsa sigurisht pjesë e festimeve ishte edhe Taylor, e cila zbriti në fushë dhe ndër të tjera, i dhuroi një puthje.
Puthje kjo që pritej me padurim nga të gjithë fansat e tyre, sidomos fansat e Taylor, teksa ishte hera e parë që ata shfaqen duke u puthur apo kaq pranë njëri-tjetrit, të paktën publikisht. E sigurisht, i gjithë momenti, nga fillimi në fund, është komentuar në rrjetet sociale, që nga veshja e Taylor, tek gjuha e tyre e trupit, mimikat, cfarë u tha dhe gjithcka, ndërsa cuditërisht u komentua edhe fakti që përse buzëkuqi i Taylor nuk la shenjë tek Travis.
Në fakt, prezenca e artistes në ndeshjet e Kelce ka tërhequr mjaft vëmendje kohët e fundit, teksa kamerat e NFL përqëndrohet në një shumicë të madhe kohe tek këngëtarja, gjë e cila ka marrë edhe kritika nga fansat e sportit, megjithatë mbrëmjen e djeshme ka qenë një moment për t’u mbajtur, teksa cifti më i famshëm i momentit shfaqen më të lumtur se kurrë.











































