Lifestyle
Vizioni i Dorina Shamos zgjeron hartën e Frontera në Shqipëri
6 Korrik, 2026 | 1:06 pm

Harta gjeografike e Frontera në Shqipëri po zgjerohet. Frontera vazhdon rrugëtimin e saj të rritjes me hapjen e klinikës më të re në Lushnjë. Një investim në një destinacion të ri, vjen si reflektim i themelueses së brandit, Dorina Shamo, e cila e ka kthyer Frontera në një nga emrat më të njohur të estetikës moderne dhe mirëqenies në vend.
Për Dorina Shamo, ndërtimi i një marke të fortë dhe të qendrueshme nuk lidhet vetëm me teknologjinë më të avancuar apo ambientet estetike premium. Në thelb të vizionit të saj qëndron besimi se çdo klient meriton një përvojë të personalizuar, profesionale dhe njerëzore.
Hapja e klinikës në Lushnjë vjen si përgjigje ndaj kërkesës në rritje për shërbime estetike Medical me standarde të larta. Banorët e qytetit dhe zonave përreth do të kenë tashmë akses në teknologji bashkëkohore, trajtime inovative dhe një ekip profesionistësh të trajnuar nga Frontera, duke sjellë të njëjtën cilësi që ka fituar besimin e mijëra klientëve në qytete të tjera dhe në kryeqytet.
Rritja e Frontera është rezultat i një strategjie të ndërtuar mbi cilësinë, inovacionin dhe investimin e vazhdueshëm te njerëzit. Dorina Shamo ka kontribuar në ndërtimin e një eksperience që krijon besnikëri, nga mikpritja deri te rezultatet klinike.
Në një treg gjithnjë e më konkurrues, Frontera ka zgjedhur të diferencohet përmes rezultateve konkrete dhe standardeve të larta në industrinë e mjekësisë estetike.
Në ceremoninë e inagurimit në Lushnjë, Dorina Shamo falenderoi Alba Sinani Gegën për partneritetin e lidhur dhe ndarjen e suksesit me të, ku mbi të
gjitha, garantoi të ftuarit se standardi është i unifikuar në Shqipëri kudo është Frontera për të dhënë më të mirën. “Çfarë sot ka në Frontera-t e tjera do të ketë edhe në Frontera Lushnjë”- u shpreh Dorina.
E pranishme ishte edhe kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, e cila e vlerësoi investimin me rëndësi për zhvillimin e qytetit.
“Jam shumë e lumtur. Ju falenderoj shumë që menduat që qytetin tonë ta zbukuroni edhe me biznesin tuaj, Frontera”, deklaroi Sefa.
Me këtë investim, Frontera konfirmon edhe një herë ambicien për të qenë gjithnjë më pranë klientëve, duke sjellë shërbime premium, teknologji të avancuar dhe një përvojë që ndërton marrëdhënie afatgjata. Hapja e Frontera Lushnjë përveçse shton një adresë të re elegance dhe profesionalizmi, shënon një tjetër gur themeli në rrugëtimin e një brandi që vazhdon të rritet me vizion, pasion dhe përkushtim.















































