Lajme nga vendi
Vinin nga Greqia per pushime ne Patos aksidentohet familja shqiptare
11 Korrik, 2021 | 9:17 am

Mengjesin e sotem rreth orës 07:15, nje makine tip “Honday”, ku udhëtonte një familje emigrantësh që vinin nga Greqia për të kaluar pushimet në Patos ka rene ne nje kanal ne aksin Levan-Tepelene.
Mësohet nga Ballkanweb se nga aksidenti mbeti i plagosur Maks Hebeja, drejtuesi i mjetit, ndërkohë që gruaja dhe dy fëmijët fatmirësisht nuk patën dëmtime.
Thuhet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e shoferit. E gjithe familja është transportuar në spital për të kryerë kontrollet e nevojshme.



















































