Lajme nga vendi
Vetëvritet me armë zjarri 57-vjeçari në Korçë
15 Qershor, 2021 | 6:50 pm

Një 57-vjeçar ka qëlluar veten me armë zjarri, duke humbur jetën, konfirmoi këtë të Martë policia e Korçës.
Ngjarja, sipas bluve, ndodhet në banesën e viktimës në lagjen 16, ku rreth orës 17:43, 57-vjeçari me iniciale F.P., dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri.
Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e marra nga policia, dyshohet se ky person kurohej për probleme të depresionit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



















































