Lajme nga vendi
Vetëdorëzimi i Skerdian Gabranit, Policia e Vlorës del me njoftim zyrtar
19 Maj, 2021 | 4:59 pm

Policia e Vlorës ka dalë me njoftim zyrtar pas vetëdorëzimit të Skerdian Gabranit, si autor i dyshuar i vrasjes së 31-vjeçarit, Tauland Gjikaj, ndodhur në 3 mars 2021, në rrugën Transballkanike.
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 03.03.2021, në lagjen “Bashkimi” Vlorë , ku u vra me armë zjarri shtetasi T. GJ., ju informojmë se:
Si rezultat i negociatave është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë shtetasi i shpallur në kërkim S. G., 36 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor i shtetasit H. J., i arrestuar më parë nga Policia, si autorë i dyshuar në këtë ngjarje.
Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Vlorë, për veprime te mëtejshme hetimore.



















































