Lifestyle
Vajza kap mat të jatin me një grua tjetër pasi e çon nënën e saj në të njëjtin restorant
19 Gusht, 2022 | 12:38 pm

TikTok-u nuk është më thjesht një aplikacion ku kërcen dhe këndon për qejf por njerëzit kanë filluar të shpërndajnë detaje nga jeta e tyre dhe historitë e tyre të jetës.
Së fundmi një grua ndau një video në TikTok ku tregonte se si vakti i saj me nënën e saj u prish kur ato panë një fytyrë të njohur në restorant.
E reja pa babanë e saj duke darkuar me një grua tjetër.
Krijuesja e videos ka shpërndarë videon me mbishkrimin “lmfaoooo unë jam jashtë për të ngrënë me mamin tim dhe babi im për të ngrënë me të dashurën e tij”.
Në video duket vajza që po përpiqet në mënyrë diskrete të regjistrojë ndërsa nëna e saj lëviz djathtas për ta drejtuar kamerën e saj për të parë më mirë.
Videoja ka marrë një numër të madh shikimesh dhe pëlqimesh dhe përdoruesit tani po komentojnë se si do të kishin reaguar nëse do të ishin në pozicionin e vajzës me të jëmën.
Reagimet janë nga më të ndryshmet,nga ata që thonë se do ti dërgonin një shënim ku shkruhej:”Komplimenta nga vajza dhe gruaja jote atje” deri tek përballja e menjëhershme me babain në ‘flagrancë’














































