Kryefjala Logo

Stresi ne protesten per Klodianin: Une jam Azem Hajdari i dyte!

9 Dhjetor, 2020 | 8:11 pm

Diten e sotme protestes per vrasjen e Klodianit, 25 vjecar nga policia kane dale shume njerez ne proteste para Ministrise se brendshme duke vazhduar me tej drekt Kryeministrise.

Pjese e protestes eshte bere edhe reperi i njohur Stresi, i cili ka thene per tv Klan:

“Unë e kam organizuar këtë protestë. Hajde më vrisni mua si Klodianin, ndyrësirat e m*tit. A doni të më vrisni mua? Keni për të vrarë gjithë këta “Klodianët”. Nesër do të arrestohem, do jem krenar që do shkoj në qelitë e paraburgimit. Për çfarë? Se s’ka drejtësi për një vëlla tonin. Asnjë s’ka për t’u dorëzuar. Nuk është miting pleqsh, është miting çunash, është miting populli, është miting të rinjsh. E kemi zemrën hekur. Këtu na keni. Jeni mësuar ju, unë jam Azem Hajdari i dytë, unë sot organizoj protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar”

Nderkohe qe ka tension mes policise dhe protestueve.

Të ngjashme