Kryefjala Logo

Krim ne familje natën e ndërrimit të viteve/ 34 vjeçari vret kunatin.”

1 Janar, 2021 | 10:29 am

Ka nodhur nje ngjarje shume e rende ne Tirane natën që lamë pas. Një 34 vjeçar ka qëlluar me thikë kunatin e tij, duke i marrë jetën.

Krimi u regjistrua rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. Viktima është qëlluar në pjesën e qafë, plagë e cila ka qenë fatale për të.

Autori i dyshur i ngjarjes plagosi me thikë me pasojë vdekjen kunatin e tij u prangos BEB2F31D 3840 437A 9A74 E5F2EFF84C67nga sherbimet e Policisë.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme