Kryefjala Logo

U përplasën për shezllongët në plazh, ekzekutohen 4 persona dhe plagosen 2 të tjerë në Shkodër

27 Qershor, 2021 | 10:43 am

4 persona kanë mbetur të vrarë dhe 2 të plagosur nga përplasja me armë në hotelin Fantazia në Velipojë.
Burime thonë se bëhet fjalë për një përplasje mes pronarëve të këtij hoteli dhe atyre të një hoteli tjetër ngjitur me të. Viktimat janë dy pronarë të hotelit Fantazia, Kujtim Ferracaku, babai i Arjan Ferracakut, i cili u vra tre vjet më parë në zonën e Livadheve në Shkodër.

Tre viktimat e tjera janë dy djemtë e pronarit të hotelit tjetër që është në pronësi të familjes Gocaj dhe një kamarier që dje kishte ditën e parë të punës. Raportohet se të dyja palët kanë qëlluar me armë.

Dy të plagosurit janë vëllai i Kujtim Ferracakut dhe një i afërm i tyre. Shkak është bërë një mosmarrëveshje për vendosjen e shazlloneve në plazh.

Të ngjashme