Lajme nga vendi
Trazira ne Korce, hedhin gaz lotsjelles gjate performances te Goran Bregovic
22 Gusht, 2021 | 10:32 pm

Mbremjen e sotme kanë nisur trazirat në Korçë kur skenë është ngjitur këngëtari serbo-kroat, Goran Bregoviç.
Sipas Dosja.al thuhet se për momentin po hidhet gaz lotsjellës, gjë që ka bërë që shumë të pranishëm në këtë koncertë të nisin të bllokojnë hundët me peceta dhe të fërkojnë sytë.
Pamjet që po shikoni tregojnë qytetarët e përlotur për shkak të gazit lotsjellës që është hedhur në turmë, nga persona ende të paidentifikuar. Fëmijë, gra dhe të moshuar kanë vensosur të lënë koncertin dhe të largohen për shkak të tymesve.
Një prej qytetarëve nuk është ndjerë mirë për shkak të tymit dhe ka përfunduar në Urgjencën e Korçës, aty ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.



















































