Kryefjala Logo

Tiranë – Një 20-vjeçar rrihet nga një person i paidentifikuar gjatë orëve të vona të natës (Inicialet)

2 Shtator, 2021 | 1:19 pm

Një 20-vjeçar është është rrahur nga një person në orët e vona të natës në kryeqytet. I riu është shtruar në spital pasi është goditur me sende të forta. Sipas Policisë së kryeqytetit ,20 vjeçari me inicialet F.K. është goditur nga një person ende i paidentifikuar. I riu nuk ka mundur ta njohë personin që e ka dhunuar, duke lënë pezull ngjarjen pa një autor. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

“Rreth orës 01:45, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi F. K., 20 vjeç, pasi dyshohet se është goditur me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit,” 

Të ngjashme