Kryefjala Logo

“Tha nuk lidhem tani bën gili-vili”, Rike quan lojë ngacmimet mes Sarës dhe Bardhit

25 Janar, 2024 | 7:03 pm

Dy ditët e fundit, Sara Gjordeni dhe Bardhi janë shfaqur shumë të afërt, veprim të cilin banorët e tjerë e kanë ‘pikasur’ menjëherë dhe kanë nisur ta komentojnë.

Disa prej tyre mendojnë se, Sara po luan pasi do t’i shpëtojë eliminimit në spektaklin e së shtunës.

Ka qenë Rikja e cila e ka evidentuar si të tillë afrimitetin që Sara kërkon të shfaqë sa më shumë me Bardhin, duke thënë se më parë ajo ishte zotuar se që nga ‘BBV’ do të dilte ‘single’, por me veprimet e fundit, Rikja thotë se Sara po vërteton të kundërtën.

“Ajo thoshte nuk lidhem në BB, tani bën gili-vili ka thënë Rikja mes të tjerash.

Të ngjashme