Kryefjala Logo

Surprizat e së shtunës me astrologun tuaj Paolo Fox

13 Gusht, 2022 | 11:54 am

Dashi-Në dashuri nuk po shkon shumë mirë është një periudhë disi nervoze por së shpejti do të kuptoni se çfarë të bëni.
Në punë angazhimi është i madh por duhet të mësoni të shkëputeni pak dhe të relaksoheni.

Demi-Me partnerin tuaj ka diçka të dyshimtë ndaj përpiquni të sqaroni se çfarë nuk shkon në marrëdhënie.
Në punë mund të debatoni me kolegët, por përpiquni të mbani nervat.

Binjakët-Me hënën në shenjë ndjenjat do jenë shumë të forta.
Në punë gjithçka po shkon mirë edhe nëse me pak më shumë përpjekje mund të merrni më shumë kënaqësi.

Gaforrja-Keni nevojë për emocione të forta dhe pse jo do t’i gjeni në një flirt veror.
Një përparim do të vijë së shpejti në punë.

Luani-Mëngjesi do jetë pak nervoz por tashmë nga orët e pasdites gjërat fillojnë të përmirësohen.
Në punë të gjithë janë krenarë për ty, vazhdo kështu.

Virgjëresha-Duhet t’i kushtoni vëmendje luhatjeve të humorit sot dhe mos u shqetësoni në punë sepse së shpejti do të keni një fitim të madh.

Peshorja-Sot do të strehoheni me dashurinë sepse disponimi mund të jetë në tokë.
Në punë, lajmet vijnë për ju në fund të gushtit.

Akrepi-Mos u bëni pesimistë sepse sot dashuria mund t’ju japë emocione të mëdha.
Në punë duroni edhe pak përpara se të bëni kërkesa.

Shigjetari-Në dashuri merrni një ditë për t’ia kushtuar partnerit tuaj dhe në punë mos kini frikë të flisni me kolegët nëse ata nuk sillen korrekt me ju.

Beicjapi-Mos u shqetësoni sepse për pak javë hëna do të kthehet në anën tuaj dhe gjithashtu emocionet do të kthehen më të forta se kurrë.
Një lajm që prisnit po vjen në punë.

Ujori-Në dashuri ka disa probleme që po ju bëjnë të pakënaqur, por mos i rrisni ato. Në punë bëni një pushim pastaj do të keni mjaft kohë për t’u rikuperuar.

Peshqit-Eksploroni njohuri të reja sepse mund të kthehet në diçka më shumë.
Në punë gjithçka po shkon mirë por ju ndjeni nevojën e fortë që të ndaleni për një moment dhe të pushoni për pak.

Të ngjashme