Kryefjala Logo

VIDEO/ Kushtoi 75 milionë euro, fusha e “Air Albania” si fushë me patate

4 Dhjetor, 2020 | 9:15 pm

 

Është mbyllur në barazim pa gola derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani.
Por në një stadium pa tifozë ajo që ra në sy ishte gjendja e fushës e stadiumit kombëtar.
Siç shihet në videon e mëposhtme, tapeti i stadiumit është në një gjendje skandaloze çka pengon edhe futbollistët të japin më të mirën e tyre.
Inagurimi impiantit u bë më 17 nëntor 2019, mendeshjen Shqipëri-Francë. Ndërsa kostoja e tij arrin në 75 milionë euro.
Me 22 mijë vende, stadiumi “Air Albania” është një nga stadiumet më të shtrenjta, ku një stol ka vlerën e 3 mijë eurove kosto ndërtimi.
Kujtojmë se një ditë më parë UEFA përzgjodhi pikërisht “Air Albania Arena” si stadiumin që do të presë finalen e parë të Conference League në vitin 2022.

Të ngjashme