Kryefjala Logo

Granit Xhaka pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen përballë  Italisë

2 Shtator, 2021 | 11:03 am

Përfaqësuesja e Zvicrës nuk do të ketë shërbimet e mesfushorit shqiptar Granit Xhaka, në përballjen kualifikuese të botërorit “KATAR 2022” me Italinë. Lojtari i cili nuk luajti as në ndeshjen e fundit miqësore kundër Greqisë, ka shfaqur simptoma ditën e djeshme teksa sot ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Si një ndër shtyllat e kombëtares helvetike, trajneri do të bëj llogaritë për një formacion tjetër në përballjen e 5 shtatorit në Bazel kundër italiënve.

Tentativa do të bëhen që Xhaka të luajë të paktën kundër Irlandës së Veriut më 8 shtator, nëse sëshpejti testet PCR do të dalin negative, gjë që do ti hapte rrugë lojtarit drejt fushës së blertë.

 

Të ngjashme