Kryefjala Logo

Futbolli ne zi, ndahet nga jeta legjenda italiane Paolo Rossi

10 Dhjetor, 2020 | 10:38 am

Heroi i Botërorit të 1982-shit që shënoi 6 gola dhe mori “Këpucën e Artë” dhe “Topin e Artë” mbahet mend ende sot nga tifozët italianë sidomos. Ndeshja e tij historike ishte ajo ndaj Brazilit, kur me një hat-trick i eliminoi nga botërori.

Paolo Rossi, 64 vjeç, u nda nga jeta pas luftës së gjatë me një sëmundje të pashërueshme. 

Gruaja e tij, Federica Cappelletti postoi në Instagram një fotografi të tyre, me mbishkrimin “Per sempre”. Ajo nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes, por sipas revista Class, mediat italiane raportojnë se Rossi vuante prej kohësh nga një sëmundje.

Të ngjashme