Kryefjala Logo

Shtrengohen masat ne kufirin Shqiperi, ja c’eshte vendosur

23 Gusht, 2021 | 12:17 pm

Përveç qytetarëve maqedonas të cilët do të rikthehen në Maqedonine e Veriut pas pushimeve në bregdetin shqiptar dhedo të nënshtohen ligjit për karantinim 7-ditor të detyrueshëm ,masat e marra nga qeveria maqedonase ka prekur dhe qytetarët shqiptar të cilët pas 9 ditësh nuk do të kenë mundësi të kalojnë kufirin vetëm me kartë identiteti apo pasaportë.

Pala e shtetit fqinjë bën me dije se duke filluar nga 1 shtatori çdo qytetar i huaj mbi 18- vjeç që do të kërkojë të kalojë kufirin duhet të jetë I pajisur me një nga 3 dokumentet e mëposhtëme.

1. Një test PCR ku rezulton negative me sars-cov2.
2. Certifikatë vaksinimi (të gjitha vaksinat e kryera në Shqiperi pranohen)
3. Vërtetim i shërimit nga COVID-19.

Të ngjashme