Lajme nga vendi
Shperthim tritoli per here te katert ne shtepine e Arben Pllumit ne Fushe-Kruje
19 Prill, 2021 | 9:20 am

Shpërthimi në banesën e Arben Pllumit në Halil të Fushë-Krujë ka ndodhur rreth orës 23:00.
Gjatë shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, dhe janë demtuar dhe banesat përreth saj.
Shpërthimi ka qënë i fuqishëm sa është dëgjuar deri në qytetin e Krujës, kjo ështe hera e 4 që banesës së Arben Pllumit i vihet eksploziv.
Familjarët kanë deklaruar se nuk kanë probleme apo konflikte me njeri dhe nuk e dine se nga i vinë këto sulme, por kërkojnë që policia të marrë masa të menjëhershme e të vejë në përgjegjësi autorët.



















































