Kryefjala Logo

Tayna kundër Dafinës në mes të koncertit dhe debati rihapet

22 Qershor, 2022 | 9:36 pm

Kanë kaluar afro dy vite nga zënka e Dafinës me Taynën pasi të dyja patën një bashkëpunim super të suksesshëm që dëgjohet edhe sot.

Kënga e tyre e përbashkët quhet “Bye Bye” dhe sado vajzat i kanë thënë bye bye raportit të tyre me kohë,biznesi është biznes,ndaj secila e këndon këngën akoma nëpër koncerte.

Një video në TikTok po bën xhiron e rrjetit pasi duket Tayna duke performuar këtë këngë në koncertin e saj dhe ndryshon tekstin.

“Bashk na kur vina,kërkush mo veç Tayna e Dafina”-thotë origjinali,por,Tayna e këndoi:”Kërkush mo veç Tayna e Doruntina”
(Doruntina është emri i saj i vërtetë)

Vetëm “Bye bye” që nuk paska ky muhabet..

Të ngjashme