Kryefjala Logo

Sindi zbras thasin për vëllezërit Veshaj..edhe njëherë!

21 Qershor, 2022 | 1:51 pm

Ish-konkurentja e “Për’puthen ” Sindi Loci së fundmi e shikojmë shumë aktive në rrjetet sociale e sidomos TikTok ku rri me orë të tëra live .

Më herët ka folur edhe për trion Bora-Donald-Beatrix ,ku akuzoi se Bora dhe Donaldi luajtën me Trixën dhe nuk u kursye aspak kundrejt tyre.

Së fundmi në një bisedë me ndjekësit në Instagram,ajo i është përgjigjur pyetjes se çfarë mendon për emisionin “Më lër të flas”

“Emision pa asgjë të veçantë,intervista të zakonshme,humor “burgu”,skeçe të kopjuara copy-paste nga Italjanët(mos më bëni të flas për se*sualizmin që i bëjnë femrës).Vetëm në Shqipri ndodhin që emisione të tilla të marrin duartrokitje dhe klikime…Tema kryesore në çdo emision është çifti i famshëm!

Pra me pak fjalë,emision sipas mendimit tim pa pik kuptimi!Megjithatë nuk dua të gjykoj thjesht po shpreh mendimin tim.Mund të jem edhe plotësisht gabim!

I kujtojmë Sindit se edhe ajo ka marrë pjesë në emisione që bëjnë gjithçka për duartrokitje dhe klikime,madje është nëna e të tjerave që vijuan,gjithashtu thua se nuk po gjykon por po jep mendimin tënd…atëherë mund të zgjidhje mos përgjigjeshe,ose të mos kishe një mendim gjykues mbi të.

Nuk mbajmë anën e askujt,por preferojmë të thuhen gjërat siç janë.

58B3656C 802D 4B3C 995A 6A6A4180BADA

Të ngjashme