Showbiz
Semin tani e urojnë vetëm me trashëgime…
23 Qershor, 2022 | 12:49 pm
“Me trashëgime”, këto janë urimet që shoqërojnë këngëtaren, Semi Jaupaj kohët e fundit. Ajo në postimin e fundit në Instagram është shfaqur me një buqetë trëndafilash dhe kaq ka mjaftuar që ndjekësit e saj të nisin aludimet se çfarë po ndodh me jetën e saj private.
Semi ka nisur një lidhje dashurie me Roni Zaitin dhe kjo u vu re jo vetëm në videoklipin e tyre “All your lovin”, por dyshimet u shtuan kur ata u shfaqën në foto e video më afër se kurrë.
Ajo ka preferuar të mos flasë për thashethemet e lidhjes me Ronin, por ne po presim të shpjegojë më qartë komentet që i urojnë trashëgimet.