Kryefjala Logo

Perjashtimi i Shqipes nje mashtrim, se shpejti do ta ftojne ne emisione te Top Channel

24 Tetor, 2020 | 1:49 pm

Shqipja eshte futur ne Perputhen pikerisht per te nxehur gjakrat e per te shkaktuar debate. Prej disa kohesh njerezit e kerkonin jashte emisionit Shqipen e cila kishte nje sjellje te pahijshme ne studio me konkurrentet por edhe drejtuesit.

Shqipja duhet te ishte larguar nga emisioni me ceremoni qe diten qe bullizoi Gracianon.

Ne Itali vetem se dikush quajti zezak nje konkurent ne Grande Fratello VIP u perjashtua nga loja.

Ju do thoni qe njelloj ndodhi edhe ne Perputhen, por ne fakt jo.

Sepse Perputhen ka nje zakon te vjeter: i largon konkurrentet dhe i rikthen serisht.

Sic ndodhi vitin e kaluar me Marenin,i cili u largua dhe u rikthye serish.

Edhe per Shqipen do te jete e njejta gje, skenari filloi qe dje teksa Andi po e kerkonte me ngulm.

E tani sapo te qetesohet situata, te perfundojne lajmet per Shqipen, fale kembenguljes te Andit ajo do rikthehet serish dhe emisioni do te vazhdoje sikur nuk ka ndodhur asgje.

Të ngjashme