Kryefjala Logo

Pas disa vitesh Agon Amiga tregon përballjen e Babastars me Noizyn në aeroport

21 Qershor, 2022 | 4:39 pm

Agon Sylejmani është i njohur për publikun si Agon Amiga dhe ish-anëtar i Babastars ku ka qënë krah Getoarit për vite me rradhë.

Për shumë vite në skenën shqiptare kanë qënë dy grupe rivale,OTR dhe Babastars.
Jo vetëm rivalitet në skenë por edhe jashtë saj ka pasur midis dy grupeve ku më i famshmi është ai në aeroportin e Zyrihut.

Një shpjegim rreth situatës e ka dhënë pikërisht Agoni gjatë një “live” në TikTok me Kozak Braçin.

Agon Amiga ka treguar se ata janë hasur rastësisht në aeroport dhe ka qënë Ledri i pari që ka pasur një përballje fizike me Noizyn dhe më pas janë përfshirë edhe të tjerët.

Getoari aty ka humbur edhe varësen e tij,që Noizy më vonë ka postuar pamje që tregonin se e kishte ai.

Kujtojmë se këto janë gjëra që i përkasin të shkuarës dhe sot mes tyre nuk ka shoqëri por as rivalitetin e dikurshëm.
Vetëm me Ledrin,Noizy ka edhe shoqëri edhe bashkëpunim muzikor.

Të ngjashme