Showbiz
Pa mbushur ende 19 vjeç këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë
7 Gusht, 2022 | 3:02 pm
Këngëtarja Valza Zhegrova po martohet. Mbrëmë ajo ka mbajtur festën e beqarisë duke bëri publik edhe lajmin që do të martohet. Më 10 gusht Valza mbush 19 vjeç dhe do të martohet me avokatin,Nazmi Vërtopi.
Vitin e kaluar Valza u tërhoq përfundimisht nga karriera e saj muzikore që e nisi duke disa covera këngësh që tërhoqën menjëherë vëmendjen e publikut. Më pas publikoi disa këngë të sajat dhe u fejua ditën kur mbushi 18 vjeç.
Valza ka qenë nën menaxhimin e producentit të njohur, Mixey por mesa duket muzika për të ka qenë një pasion momental dhe aspak i rëndësishëm, andaj dhe i është përkushtuar më shumë jetës familjare.
Më poshtë do të keni disa këngë të saj, për ta rikujtuar pak a shumë krijimtarinë saj.