Showbiz
Olti Curri na bëri kureshtarë: Jam supersticioz çdo datë 23 qershor duhet të jem në Folie Marine
23 Qershor, 2022 | 11:48 am

Blogeri i njohur Olti Curri ka publikuar në Instagram një foto nga plazhi ku shkruan: “Jam supersticioz, çdo datë 23 qershor duhet të jem në “Folie Marine”.
Në fakt nëse mendohemi gjatë, blogeri ka 10 vite qe këtë periudhë qëndron në “Folie Marine”, dhe nga komentet në foto kuptuam se sot ai feston ditëlindjen. Pra mesa duket prezenca në resortin më të bukur të jugut është kthyer për Oltin në një ritual ogur mirë.
“Folie Marine” është resorti luksoz në Jalë i cili ofron pushime relaksuese dhe shumë qejf. Ashtu si çdo vit fundjavat janë të rezervuara me shumë muzikë të mirë dhe jo vetëm. Të shtunave ka gjithmonë fest në clubin buzë pishinës dhe të dielat i kushtohen “Sundance”, festa trendy e frymëzuar nga Clubet më të mira në Mykonos dhe Ibiza.
Pra mesazhi: Bëhuni edhe ju supersticiozë si Olti Curri dhe kaloni pushime të paharrueshme në “Folie Marine”.