Kryefjala Logo

Meritoni zë be djalin,Erjola:”Je i shpifur, po e përdor..”

28 Prill, 2024 | 11:07 am

Meritoni dhe Erjola u përfshinë në një debat të ashpër pas spektaklit. Shkak u bë betimi që bëri Meritoni, duke përmendur djalin e tij, si për të theksuar se nuk e konsideron lojtare Erjolën dhe Rozën.
Ishte Erjola ajo e cila u revoltua, duke deklaruar se Meritoni përdor fëmijën për lojë.

‘Betohem për kokën e djalit tim, Loarin, nëse të llogaris si lojtare në këtë shtëpi, ty dhe Roza Latin’- tha Meritoni.
‘Sa i shpifur, kaq poshtë ke rënë si lojtar’- iu drejtua Erjola.
‘Është e imja, ti flet për fëmijën tim’- iu kthye më pas Meritoni.

‘Barazon kokën e djalit të tij me mua dhe Rozën. O i vogël, ha fjalët e tua. Djalin e fut në lojë, për ty ka më vlerë mua e Roza se të pëmendësh në emër djalin tënd, për një copë situatë’- vijoi t’i thoshte më pas Erjola.

Të ngjashme